NatiPharma
Sekreti për një lëkurë të shëndetshme fshihet vetëm në formulat tona dhe vjen tek ju lehtësisht nën logon e NatiPharma.

NatiPharma është një entitet farmaceutik që përfshin në funksionalitetin e vet mbulimin e plotë të tregut farmaceutik me medikamente të ndryshme në luftën kundër patologjive të shumëllojshme dhe jo vetëm.
E krijuar në shtator të vitit 2015 dhe e konceptuar nga Natasha Lushi farmaciste e diplomuar në master shkencor në Farmaci u synua që një rol kryesor krahas punës tradicionale në fushën farmaceutike ti kushtohej dhe përgatesave dermaceutike për problemet e ndryshme ai ato të lekurës etj.
Me peshë në farmaceutikë por e lënë në harresë deri në ato vite. Ky sektor përfshin një tërësi shërbimesh duke filluar nga trajtimi i patologjive të lëkurës për tu theksuar trajtimi i akneve, trajtimi i psoriasis, alopecia (rënia e flokut), djegiet e lëkurës, strijat, celulitin e deri tek kujdesi personal (kozmetika) ku përmendim lifting kozmetik, ushqyes dhe hidratant, mbrojtjen ndaj diellit, trajtimi i poreve të zgjeruara të lëkurës, unifikues i ngjyrës së lëkurës, përmirësimi i teksturës së fytyrës etj.
Vlen të theksohet që të gjitha trajtimet realizohen nëpërmjet preparateve të përgatitura nga NatiPharma në përbërje të të cilave ka elemente që përshtaten me tipologjinë e lëkurës së pacientit apo llojit të problematikës.
Gjithashtu lëndët e para me të cilat sintetizohen këto preparate janë të çertifikuara nga CE (Komiteti Europian). NatiPharma lindur për të dhënë një kontribut të fuqishëm në shërbimin farmaceutik dhe shërbimin shëndetësor të popullatës në tërësi ndërkohë gjatë zhvillimit të saj arrin të ketë rezultate të shumta të suksesshme në përmirësimin e cilësisë së jetës, gjë që e shndërroi në mision punën e palodhur dhe si rezultat tanimë NatiPharma është markë e rregjistruar kombëtare dhe ndërkombëtare.
"Inspirimi im jeni ju. Misioni im është të përmbush kërkesat për ata që më dhurojnë besim"
Natasha Lushi, Themeluese



